![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiR7qAmxiaAY3DKseqcat1UN3qeEXAEMLJqkW6ucAUPSfC_K49mjtAwTGMrYUm8lSqvYeyLTDZt_xMoLxc5zc-g_LswPocHdvSL-DjvYR3dZ0dgcye9R3mnsm7ibNLgV6WxVLjKioOimJA/s320/f1_13insekt1368462406.jpg)
Video////////---
New – York, 13 maj - Një raport i ri i Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë të Kombeve të Bashkuara thotë se ushqimi me insekte mund ta ulë urinë në botë dhe ta reduktoj ndotjen. Në raportin e publikuar sot, theksohet se më se dy miliardë njerëz në mbarë botën e plotësojnë ushqimin e tyre me insekte, transmeton REL.
Megjithatë, theksohet se “neveria ndaj këtij ushqimi mbetet pengesa më e madhe për pranimin e insekteve si burim i vlefshëm i proteineve në shumë vende perëndimore”.
Raporti thotë se insektet kanë proteinë të cilësisë së lartë, që janë “veçanërisht të rëndësishëm si shtesë ushqimore për fëmijët e keq ushqyer”.
Duke marrë parasysh se “insektet gjenden çdo kund dhe ripërtërihen shpejtë”, ata nuk e ndotin ambientin, pasi “lënë pak gjurmë në ambient”