Monday, May 13, 2013

OKB: Ushqimi me insekte e redukton urinë në botë

Video////////--- New – York, 13 maj - Një raport i ri i Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë të Kombeve të Bashkuara thotë se ushqimi me insekte mund ta ulë urinë në botë dhe ta reduktoj ndotjen. Në raportin e publikuar sot, theksohet se më se dy miliardë njerëz në mbarë botën e plotësojnë ushqimin e tyre me insekte, transmeton REL. Megjithatë, theksohet se “neveria ndaj këtij ushqimi mbetet pengesa më e madhe për pranimin e insekteve si burim i vlefshëm i proteineve në shumë vende perëndimore”. Raporti thotë se insektet kanë proteinë të cilësisë së lartë, që janë “veçanërisht të rëndësishëm si shtesë ushqimore për fëmijët e keq ushqyer”. Duke marrë parasysh se “insektet gjenden çdo kund dhe ripërtërihen shpejtë”, ata nuk e ndotin ambientin, pasi “lënë pak gjurmë në ambient”